Policia: Zjarri në Suharekë ka marrë përmasa të mëdha, u shmang përhapja e tij

19 janar 2025 | 10:00

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka folur për zjarrin në objektin e ETC-së në Suharekë sot në mëngjes.

Ai i ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe KEDS-i.

Bytyqi shtoi se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, por tashmë është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet.

“Sot me datë 20.01.2025 , rreth orës 06:17  është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tragtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje.  Zjarri ka marr përmasa tē mëdha. Zjarrëfikësit po po punojn në shuarjen e tij. Për momentin ēshtë arrit të eliminihohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër për zgjedhjet…