Policia zvicerane evakuon disa fshatra për shkak të zjarrit
Policia zvicerane urdhëroi evakuimin e disa fshatrave malore të hënën vonë pasi një zjarr u përhap në pyll.
Rreth 200 pjesëtarë zjarrfikës, ushtarë e policë punuan së bashku me helikopterët për të shuar flakët në kantonin e Valais gjatë gjithë pasdites, por zjarri sërish vazhdoi.
“Zjarri po përhapet drejt Ried-Morel-Riederhorn,” tha policia në një deklaratë të shkurtër në Twitter.
Më tutje u shtua se duhet të evakuohen banorët e fshatit Ried-Morel, pranë qytetit të Brig, i cili është afër kufirit italian.
Ndër tjera u tha se tre fshatra të tjerë do të evakuoheshin dhe u paralajmërua për rënien të gurëve.
Zona është prekur nga e njëjta valë e nxehtë që preku Evropën Jugore, me temperatura të larta në mbi 30 gradë celsius, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.