Policja kroate vret hajdutin që tentoi të grabiste një bankë në Split

28 mars 2025 | 14:43

Një skenë sikur në filmat hollivudian është parë sot në rrugët e shtetit kroat.

Një person ka mbetur i vdekur pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë, përpara bankës Erste në Split.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, burri që po përpiqej të grabiste bankën ka sulmuar një police, e cila iu kundërvë me armë zjarri, raporton index.hr.

Policia ka rrethuar zonën e gjerë të ngjarjes, ndërsa trafiku në rrugën Gunduliçeva, një nga rrugët kryesore në qendër të Splitit, është bllokuar që nga ora 12:30.

Ndërtesa e bankës Erste ndodhet vetëm 10 metra larg gjykatës komunale dhe të rrethit, dhe rreth 30 metra nga ndërtesa e Drejtorisë së Policisë së Split-Dalmacisë.

Ndryshe, policia ka njoftuar se do të japë informacion zyrtare shumë shpejt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa trupat po nxirren nga rrënojat e një rrokaqielli në…