Policja me mijëra fansa, shkak fiziku i saj
Një police ka fituar mijëra fansa online, për shkak të shfaqjes së fizikut të saj dhe rutinës në fitnes.
Sermin Kentman, ndoqi hapat e babit të saj kur iu bashkua forcës policore nëntë vjet më parë, duke qenë vetëm 18 vjeçare, raporton Daily Star.
Kur nuk ndjek krimin, 27-vjeçarja publikon fotografi të nxehta dhe video të stërvitjeve të saj në palestër, të cilat i kanë sjell asaj mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Express.
Ajo ka një regjim strikt gjatë 12 orëve të punës në forcën policore, por nuk e lë punën ta pengojë në jetën e saj. Madje, ajo publikoi kohët e fundit një foto duke u stërvitur në palestër në ora 4 të mëngjesit.
Ndjekësit e saj nuk mund t’i rezistojnë fotografive të cilat ajo i publikon në Instagram. Pasi publikon foto dhe video, ka njerëz që i komentojnë “Më arresto!”. Se si duket kjo police, shikoni fotot e fundit të saj: