
Policja nga Kosova dekorohet në Florida me Çmimin e Vitit (foto)
17 shkurt 2023
| 14:44
Policja Arjeta Kavaja me prejardhje nga Kosova, është nderuar me dekoratën “Policja e Vitit 2022 për Ekip të Intervenimit në Kriza” nga Universiteti i Central Florida.
Kjo dekoratë asaj iu dhurua për nder të performancës dhe shërbimit të jashtëzakonshëm ndaj komunitetit universitar në Florida.