Policja shpëton foshnjen nga pengmarrja – i jep qumësht derisa vijnë prindërit

27 gusht 2020 | 22:34

Oficerja e policisë, Heidy Jaramillo Vega ka shpëtuar një foshnje nga pengmarrja dhe më pas i ka dhënë gji.

35 vjeçarja tha se “kërkonte me çdo kusht ta ndihmonte” pas shpëtimit të foshnjes tetë-ditëshe në Kartagjenë, Kolumbi, e cila ishte marrë peng nga një grua që kishte manipuluar prindërit e saj.

Oficerja mori përgjegjësinë për t’u kujdesur për të deri në kthimin e saj te prindërit.

Pengmarrësja kishte dashur ta vidhte beben por u identifikua nga kamerat e sigurisë dhe u kap po atë ditë.

Vega e cila është nënë e një vajze gjashtë muajshe, tha: “Situata më preku shumë dhe dëshiroja me çdo kusht të ndihmoja. Kisha emocione të përziera gëzimi dhe trishtimi. Është hera e parë që më ndodh kjo”.

Vega, e cila është police prej 11 vjetësh, tha më tej: “Shumë gjëra më shkonin ndërmend në ato momente. Shihja shprehjen e trishtë të foshnjes që nuk kishte ngrohtësinë e nënës së saj. Mendova se duhet të ishte e uritur dhe menjëherë e mora në krahë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu Lul Raka ka folur për testimet për koronavirus në…