Policja ushqen me gji foshnjën e një gruaje të arrestuar
23 gusht 2018
| 11:06
Ishte roje në spitalin pediatrik “Sor Maria Ludovica” të Buenos Aires kur ka parë një grua, të sapoarrestuar, me djalin gjashtëmuajsh që qante shumë dhe të paushqyer.
Celeste Ayala, police, ka marrë në krahë të voglin dhe e ka ushqyer me gji në korridorin e spitalit. Fotografia e saj tani po bën xhiro nëpër botë.