Politika e jashtme e Kosovës në krizë nga injoranca dhe mungesa e dijes
Shkruan: Hisen Berisha
Nga presidentja dhe kryeministri që në çdo përfaqësim ndërkombëtarë e kanë prezantuar Kosovën dhe vazhdojnë ta prezantojnë si vend i krimit të organizuar, korrupsionit, të stërkequr nga udhëheqja mbi 20-vjeçare nga ana e “kriminelëve” që luftuan për çlirimin e sajë, dhe meqë debatikasit në pushtet po vazhdojnë ta kriminalizojnë duke e instaluar neokomunizmin putinist përmes diktaturës staliniste, prandaj si i tillë vendi tyre (Kosova jonë) nuk mund të jetë pjesë e botës demokratike.
Po ashtu larg integrimeve euroatlantike, (këtë e dëshmuan edhe me takime sheikësh që shohin ëndrra me Titon ende, apo çarqe magnatësh që promovojnë politikat e anticivilizimit dhe dehumanitetit;
Nga zëvendëskryeministri dhe udhëheqësi i bisedimeve me Serbinë apo homologu i Petroviçit, Lajçakut e Borelit, i cili përveç marrëveshjeve në dem të çështjes, si ajo për arkivat e UÇK-së, për lëvizjen e lirë ndërkufitare, që u krijuan si alibi për Serbinë, që t’i prolongojnë bisedimet dhe përmbylljen e procesit politik, e ka edhe injorancën të gënjej e spekuloj për takimet dhe bisedat me përfaqësues të lartë të forumeve ndërkombëtare ku Kosova pretendon të anëtarësohet e integrohet.
Me këtë sjellje ka shkaktuar një dëm konsekuent në kredibilitetin përfaqësues ndërkombëtar të shtetit;
E deri tek Ministrja e Punëve të Jashtme e cila përveç tendencave për ta prezantuar vendlindjen e babait të vet si vend i “krimit të organizuar e korrupsionit” dhe fole e “kriminelëve” ani se luftëtare që luftuan për çlirimin e vendit nga okupimi serb, (që ia vrau dhe babain e saj, pikërisht pse luftoi për liri, pra ishte “kriminel” edhe ay sipas të bijës së rritur në logjikën, edukatën dhe kulturën komuniste, të Shqipërisë ë kohës), e deri te skandalet dhe jo kultura protokollare e pritjes, përcjelljes dhe shoqërimit të personaliteteve shtetërore të huaja dhe mike të Kosovës.
Kjo sjellje përçmuese larg kulturës protokollare, mund të shihet edhe si refleksion i pretendimit të saj që shfaqi në forume ndërkombëtare, kundër Gjermanisë së sotme për të kaluarën e sanksionuar tashmë.
Përfundimisht, personazhet e Orwellit në qeveri, po përpiqen që krizën ku e sollën për këto tre vite të mbrapshta (afër dy vite qeverisje) përmes gjuhës së shifrave ta prezantojnë si efekt i kundër reagimit ndaj masave për disiplinimin e administratës shtetërore ndaj partisë-shtet, disiplinimin e bizneseve ndaj objektivave propagandues për mbi realizimin standard 100%, deri te masat për varfërimin e qytetarëve me politika të mveshura me fasadën e patriotizmit ideologjik.
E kaluara i njeh këto doktrina komuniste, kur luftohej në shkatërrimin e varfërimin e të pasurve dhe barazimi me të varfrit. Por, u dëshmua me kohë, edhe sot po ndodhë njëjtë se, u luftuan e shkatërruan të pasurit, kurse të varfrit u bënë edhe më të varfër, bashkë me shtetin.
Bëni kujdes se në po jetojmë në kohën e internetit kur edhe diplomacia edhe politika por edhe sferat tjera komunikojnë përmes internetit.
Koha po ju demanton dhe nga “specialist të kauzave të rrejshme e gënjeshtarë” për kohë të shkurtër të qëndrimit në pushtet po dëshmoheni si “specialist të mashtrimit”.
Pra, diplomacia e internetit nuk do të thotë se është e pa kontrollueshme dhe e amnistuar nga e vërteta apo kur denigrohet nga e pavërteta.
Po i trembem fundit tuaj traumatik për besimin qytetar.