Politika fut në sherr VIP-at
Kandidatura e reperit Kanye West për president në zgjedhjet amerikane përkrah Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden ka ngjallur zemërim. Aktorja e njohur Jennifer Aniston u ka kërkuar fansave që të mos e çojnë votën e tyre dëm për një reper i cili nuk ka bërë asgjë gjë deri më sot.
Sipas The Mirror familja Kardashian ka reaguar ashpër ndaj këtij komenti ku thekson se Jennifer duhet të kërkojë falje. “Vrazhdësia e saj i tejkalojnë kufijtë, ajo s’mund të tallet me Kanye edhe për këtë gjë ne do të sillemi edhe më keq”, thuhet në deklaratën që ka bërë çifti.
Jennifer e dërgoi votën e saj javën e kaluar, përmes postës, dhe në të gjitha rastet e ka deklaruar se mbështet rivalin demokrat Joe Biden .
Në rrjetin social Instagram ajo iu lut amerikanëve që të votojnë për një njeri të denjë që di të drejtojë një vend të madh si SHBA-ja. Sipas Aniston familja Kardashian nuk e meriton këtë lloj pushteti.
Edhe në vitin 2015 reperi Kanye njoftoi synimin e tij për të kandiduar për president dhe tani po garon në zgjedhjet në nëntor, ku thuhet se ka shpenzuar mbi 3 milion dollarë për t’u renditur në fletët e votimit.
West është shprehur edhe më herët se ka ardhur koha që të përmbushet premtimi i amerikanëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sipas tij kandidatura për president të Amerikës është gjëja e veçantë në jetë.