Çerkini: Politika në vazhdimësi na është ofruar për vota
Kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, Bajram Çerkini, ka thënë se në vazhdimësi politika iu është afruar për vota, sidomos në fushatat elektorale.
Sipas tij, kjo gjë pritet të ndodhë edhe kësaj radhe kur fushata pritet të fillojë zyrtarisht pas pak javësh.
Mirëpo, ai ka apeluar të shoqatat dhe familjarët e të pagjeturve që të mos i lejojnë politikanët të bëjnë fushatë me ta.
Çerkini ka thënë se ai vet mund të ishte bërë deputet prej kohësh, por ka vendosur të qëndrojë larg politikës e kështu të mbajë të paprekur edhe shoqatën e tij.
Ai ka theksuar se nuk ka ndonjë shpresë se pas zgjedhjeve mund të ndryshojë diçka rreth çështjes së tyre.
“Dorën në zemër jo tash që bëhen fushatat, por prej fillimit kanë këqyrë ta shfrytëzojnë elektoratin, sidomos anëtarësimin gjatë këtyre fushatave”, ka thënë Çerkini për “Kosovapress”.