Politika shqiptare pa dallim mbështesin Marshin për Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

30 mars 2023 | 23:21

Përfaqësuesit e partive kryesore politike në Shqipëri kanë dalë në mbështetje të Marshit për Drejtësi, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka bërë të ditur sot nga Tirana se përfaqësuesit e politikës shqiptare në Tiranë i kanë dhënë mbështetje marshit që do të mbahet këtë të diel nga ora 14:00 në Prishtinë.

Ajo ka postuar fotografi bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku dhe me kryetaren e Grupit Parlamentar të PDIU, Mesila Doda.

“Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë. Rrjedhimisht, asnjë tendencë për të ndryshuar historinë tonë më të lavdishme nuk do të kalojë. Bashkë jemi më të fortë!”, ka shkruar Deliu-Kodra në faqen e saj në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0BM8FjeAhprBkBaYLRrzpUxHxaomebqws3FmRWppqGenczuaqdYBiBCJS5oG9zpCel&id=100001841707837&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Messi mori një statujë prej dylli të martën e kaluar…