Politikanët katalanas bëjnë thirrje për protesta paqësore
Nëntë politikanë katalanas, përkrahës të pavarësisë së rajonit nga Spanja, të cilët gjenden në burg, bën thirrje për protesta masive, por paqësore, në prag të vizitës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.
Ai të premten do të kryesojë takimin javor të kabinetit në kryeqytetin katalanas Barcelonë, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar konfliktet politike që filluan me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonisë në tetor të vitit 2017.
Autoritetet qendrore qeveritare në Madrid, ndërmorën menjëherë kontrollin mbi rajonin dhe arrestuan liderët të cilët e organizuan shpalljen e pavarësisë.
Kushtetuta spanjolle ndalon shkëputjen e provincave, dhe një përpjekje për t’u shkëputur nga Spanja, mbështetur nga gjysma e katalanasve, shkaktoi krizën më të thellë politike në Spanjë, gjatë viteve të fundit.
Qindra pjesëtarë të policisë kombëtare do të vendosen nesër për të siguruar një takim të kabinetit për shkak të shqetësimeve rreth mosmarrëveshjeve të mundshme që mund të shkaktohen nga mbështetësit e shkëputjes së Katalonisë.
Nëntë katalanas janë në burg dhe presin gjyqin mbi trazirat dhe keqpërdorimin e fondeve.
Demonstratat e planifikuara për nesër do të jenë më të fundit në një seri protestash të ndjekur nga qindra mijëra njerëz.
Tani për tani, nuk ka asnjë reagim nga Madridi ndaj thirrjeve të politikanëve katalanas.