Politikanët në Serbi, të përndjekur nga Vuçiqi, mbrëmë u morën në pyetje nga policia civile

20 nëntor 2024 | 08:24

Presidenti i të rinjve të PSG-së në Novi Sad, Srdjan Gjuriq, pas një interviste informative është liruar nga policia, pasi mbrëmë është ndaluar para ambienteve të asaj partie.

Sipas dëshmitarëve okularë, atij iu afruan dy policë me rroba civile, të cilët u identifikuan dhe e ftuan të shkonte me ta.

Anëtarët e PSG-së dhe qytetarët që ndodheshin në vendngjarje u kërkuan atyre të identifikoheshin dhe oficerët e policisë thanë vetëm se ai duhej të paraqitej në stacionin e Starigradit për një intervistë informative.

Më pas në vendin e ndalimit kanë ardhur edhe tre policë të tjerë me uniformë.

Meqë askush nuk shpjegoi pse po e merrte dhe për çfarë interviste informative, me të shkoi edhe deputeti provincial i PSG-së, Radivoje Jovoviq.

“Isha i ftuar në një intervistë informative për aktin e supozuar të sulmit ndaj një zyrtari. Meqenëse nuk dinin të më tregonin se për cilën vepër penale, mbi cilën bazë, nuk thashë asgjë”, u tha Gjuriq gazetarëve pasi doli nga stacioni policor.

Gjuriq ishte në mesin e aktivistëve që së bashku me deputetë, deputetë provincialë dhe këshilltarë të qytetit, morën pjesë dje në bllokimin e ndërtesës së gjykatës dhe të prokurorisë në Novi Sad.

Kërkesa e tyre është e thjeshtë. Lirimi i atyre që me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq u arrestuan gjatë protestës së disa ditëve më parë për tragjedinë që mori 14 jetë në po atë qytet. Ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra, u shënua edhe një viktimë, duke çuar kështu numri total të atyre që ndërruan jetë në 15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një burri…