Politikanët nuk janë të ftuar në dasmën e Princit Harry me Meghan
10 prill 2018
| 19:28
Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë ftuar kryeministren britanike Theresa May apo Jeremy Corbyn në dasmën e tyre.
Vendimi për të mos pasur një listë të mysafirëve politikanë nënkupton se as Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, s’do të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Deri tek ky vendim kanë ardhur për shkak të madhësisë se kishës dhe faktin se Harry është i pesti në linje për fronin mbretëror.
Gjithashtu është konfirmuar se as Barack Obama dhe Michelle Obama, të cilët janë miq të Harry-t, nuk janë të ftuar në këtë dasmë.
Harry dhe Meghan do të martohen më 19 maj në Kështjellën Windsor.