Politikanët nuk janë të ftuar në dasmën e Princit Harryt me Meghanin
12 prill 2018
| 10:45
Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë ftuar kryeministren britanike Theresa May apo Jeremy Corbyn në dasmën e tyre.
Vendimi për të mos pasur një listë të mysafirëve politikanë nënkupton se as presidenti i ShBA-së, Donald Trump, s’do të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Deri tek ky vendim kanë ardhur për shkak të madhësisë së kishës dhe faktit se Harry është i pesti në linje për fronin mbretëror.