Politikanët po ndërrojnë celularët, ja si po i kontrollon SPAK-u
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, teksa ishte i ftuar në “Top Story”, deklaroi se SPAK-u ka në dorë një nga sistemet më të përparuara që kanë organet ligj-zbatuese evropiane.
Karamuço tha se bëhet fjalë për ‘Cellebrite’, kompani e inteligjencës izraelite që zbërthen celularët, pavarësisht se politikanët së fundmi po përpiqen t’i ndërrojnë, sipas ekspertit.
Grida Duma: Janë sekuestruar telefonat. Çfarë bëhet me telefonat e sekuestruar?
Karamuço: “Do them anën teknike, SPAK ka në dorë një nga sistemet më të përparuara që kanë disa organe europiane, qoftë inteligjente ushtarake apo policore. Cellebrite, ky emër ishte sëekret para disa kohësh por u publikua dhe erdhi në dijeni publiku. Është një komani e inteligjencës izraelite që është e suksesshme për hapen e këtyre celularëve për hyrjen në Icloud edhe të telefonave të mëparshme. I vendos vet njerëzit kush ka komunikuar me kë, e nxjerr vetë pemën.
Kjo ka filluar po përdoret dhe po ecën me sukses. Do jetë një sfidë e madhe për të gjithë, kam dëgjuar që po i ndërrojnë politikanët e biznesmenë, por harrojnë që ka shumë metoda që shkojnë deri aty ku s’ta pret mendja për të arritur te një provë që nuk e fshin dot. Nuk e di për rastin konkret për z.Veliaj se është në fazën e parë. Do japin rezultatet, po ndjekin dhe disa metoda speciale të hetimit të blerjeve të stimuluara. Janë ngarkuar dhe oficerë që bëjnë dhe blerje vete. Nëpër kontrollet që bëjnë së fundmi në shtëpitë e subjekteve, po fotografohen edhe markat e rrobave, për të bërë një bilanc të jetesës”.