Politikani gjerman: Situata në veri ka nevojë për shtensionim, liria e medies të ruhet pa kushte
15 qershor 2023
| 15:03
Politikani gjerman, Peter Beyer, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit, teksa ka reaguar edhe për pezullimin e licencës së biznesit ndaj “Klan Kosovës” nga Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Ai ka thënë se situata po vazhdon të përshkallëzohet dhe të mbetet ende e paqartë.
“Ka nevojë për depërshkallëzim të menjëhershëm. Liria e shtypit, e medies dhe shprehjes së lirë duhet të ruhet dhe mbështetet pa kushte”, ka thënë Beyer.
Ai këtë mbështetje të lirisë së mediave e ka kërkuar nga KFOR-i, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.