Politikani në Serbi i vë flakën vetes para stacionit të policisë

15 shtator 2023 | 08:18

Këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles në Serbi, D. M. (53), ka spërkatur benzinë ​​mbi vete dhe i ka vënë flakën para komisariatit mbrëmë vonë.

Ai u ndihmua shpejt dhe mbijetoi, megjithatë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të rrezikshme për jetën.

Dje është mbajtur seanca e kuvendit komunal dhe në orët e vona të mbrëmjes, ky këshilltar ka dalë para stacionit policor i ka vënë flakën vetes.

Dyshohet se fillimisht ka qëndruar aty pranë për disa orë dhe më pas ka vendosur për këtë akt.

Oficerët e policisë i kanë ardhur në ndihmë duke ia shuar zjarrin. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar burrin me djegie të rënda në Qendrën Klinike në Kragujevc.

Një polic, gjithashtu, ka lënduar lehtë krahun teksa po përpiqej ta shpëtonte burrin që digjej.

Pacienti është mbajtur për trajtim në Qendrën Klinike në Kragujevc, ku ndodhet në Repartin e Kujdesit Intensiv./Index.hr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti austriak Gerald Knaus tha se, siç ishte parashikuar, dialogu…