Politikani nga Vojvodina: Sa njerëz në Serbi dinë për shqiptarët e vrarë në Meje të Gjakovës?
Anëtari i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës që udhëhiqet nga Nenad Çanak, Aleksandar Marton ka shkruar për Masakrën e Mejës së vitit 1999.
Martoni ka pyetur se sa njerëz në Serbi e dinë që policia serbe ka vrarë 377 banorë të fshatit civilë të paarmatosur.
“Sa njerëz në Serbi e dinë fshatin Meje afër Gjakovës? Fshati është i banuar nga shqiptarët katolikë. Në prill të vitit 1999, policia serbe vrau 377 fshatarë civilë. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Shumë nga ata që u vranë u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, 15 kilometra larg Beogradit”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Në postim i kanë reaguar shumë komentues serbë me sharje e fyerje.
I zbog toga je u redu protjerivati ženu od 60 god i dvije monahinje? Jesu one počinile taj zločin? Ima li optuženih, dokaza? Nek se procesuira i kazni ko je kriv.
Sad se opravdanje zašto ne mogu Srbi u Đakovicu.Albanci ne bi smjeli tom logikom na 80% Kosova i Metohije da stanu.— Nemam ti kad (@pustipricu) July 2, 2021