Politikani serb: Beogradi po i përdorë serbët e Kosovës si instrument
Zëri i serbëve të Kosovës është shuar dhe të gjitha mekanizmat janë vënë në shërbim të një grupi politik, Listës Serbe, që nuk po bën asgjë pozitive për popullin serb.
Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në mandatin e kaluar qeveritar, Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresiste.
Ai ka thënë se Beogradi zyrtar po i përdorë serbët e Kosovës si instrument për pozicionim para dialogut, por edhe për arsye të tjera.
Pavarësisht se të dyja palët janë në kurse të ashpra, Rashiqi ka thënë se pret që së shpejti do të nisë faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/rashiq-beogradi-po-i-perdore-serbet-e-kosoves-si-instrument-/29677866.html.