Politikani serb: Gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet serbe

21 nëntor 2023 | 08:13

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, i cili iku nga Serbia për shkak të pushtetit aktual serb, përmes një postimi në platformën “X”, ka  folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai thotë se duhen krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.

“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe të Vuçiqit”, ka pohuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, është shprehur se janë afër…