Pas fjalimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku parashtroi disa kërkesa për Kosovën, ka reaguar politikani serb, Dragan Sormaz.
Sormaz i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Vuçiqit, e ka kritikuar këtë të fundit pas konferencës së mbajtur dje, duke e quajtur humbës.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Vuçiq, pasi që fillimisht i ka shtyrë serbët t’i bojkotojnë institucionet dhe tashmë po kërkon kthimin e gjyqtarëve, prokurorëve e policëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës.