Politikani serb: Më vjen turp nga Bërnabiqi, jam krenar me Vjosa Osmanin
24 tetor 2023
| 08:20
Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, njëherësh edhe politikan në Serbi, Boban Bogdanoviq, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se mbrëmë si serb atij i ka ardhur turp nga Ana Bërnabiq gjatë paraqitjes së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ai fjalimin e kryeministres serbe e ka quajtur të djathtë dhe autoratik.
Derisa është ndier krenar me krejt atë çka paraqiti e çka tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani para anëtarëve të KS të OKB-së.
“Si serb dhe qytetar i Republikës së Serbisë më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik i Ana Bërnabiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si qytetar i Evropës, jam krenar për fjalimin demokratik të presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar Bogdanoviq në X.