Politikani serb në Kosovë: Vuçiq i humbi të gjitha brenda natës dhe përgjegjësinë po e transferon te ne
Kryetari i Forumit Kombëtar Serb, politikani serb nga Graçanica, Momçilo Trajkoviq në një intervistë për Nova.rs thotë se thirrja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq drejtuar serbëve në veri të Kosovës për të paraqitur iniciativë për zgjedhje të parakohshme në fakt është një pranim i humbjes dhe një përpjekje “e thyer” për t’i korrigjuar gabimet e tij.
Ai flet edhe për serbët e vrarë në Banjskë, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin dhe argumenton se ai është njeri i Vuçiqit.
“Mendoj se ai po përpiqet në mënyrë shumë të korruptuar t’i korrigjojë gabimet katastrofike që ka bërë vitin e fundit në veri të Kosovës. Duhet t’i kujtojmë arsyet pse serbët e veriut të Kosovës u larguan nga institucionet dhe cilat kushte u vendosën për t’u kthyer në to. Asnjë nga këto kushte nuk është plotësuar. Jo vetëm që nuk janë përmbushur, por situata në të cilën ndodhen serbët sot është katastrofike, tragjike. Në një atmosferë të tillë, presidenti, i cili premton se do t’i mbrojë serbët, propozon që të paraqesin iniciativë për zgjedhje. Është një pranim i humbjes së politikës së tij”, ka theksuar Trajkoviq.