
Politikani serb: Opozita duhet ta fajësojë Vuçiqin për rastin e Banjskës
24 tetor 2023
| 13:55
Politikani opozitar serb, Zdarvko Ponos, ka thënë se zgjedhjet janë mundësia më e mirë për ta mbajtur një politikan përgjegjës.
Ai ka thënë se opozita duhet ta fajësojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic, për rastin e Banjkës.
Ponos ka thënë se Vuçiqi e ka shndërruar çështjen e Kosovës në “çështje vetëm të tij” dhe përgjegjësinë e tij politike duhet ta paguajë në zgjedhje.
“Ai e ka përgjegjësia politike dhe paguhet në zgjedhje. Dhe kjo të ndodhë, opozita duhet ta fajësojë atë në rastin e Banjskës…”, ka thënë Ponos.