Politikani serb: Vuçiq është i aftë për të shkaktuar konflikte në shkallë të gjerë në Serbi

20 dhjetor 2024 | 12:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Srdjan Milivojeviq, dënoi ashpër sulmin ndaj kryetarit të Partisë Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas dhe Gjorgjo Aleksiq, duke theksuar se zgjidhja e vetme për situatën aktuale në Serbi është bashkimi i të gjithë akterëve politik dhe civil.

Ai theksoi se kjo është një tjetër dëshmi e gatishmërisë së “liderit të regjimit në pushtet, Aleksandar Vuçiq, për të bërë gjithçka për të mbajtur pushtetin, madje edhe për të shkaktuar konflikte në shkallë më të gjerë në Serbi”.

“Është një tjetër dëshmi e gatishmërisë së Vuçiqit për të provuar se opozita dhe qytetarët nuk kanë asnjë shans kundër falangave të tij të rrugës në një konflikt të tillë. Mirëpo, ne shohim se këto falanga janë asgjësuar ditët e fundit dhe se zyrtarët e lartë të regjimit, si Luka Petroviq, duhet të plotësojnë personalisht pozitat vakante”, theksoi Milivojeviq.

Megjithatë, thekson ai, numri i huliganëve është më i vogël në krahasim me shumicën dërrmuese të qytetarëve që ngrenë zërin dhe ngrihen kundër “oktapodit partia-mafioz që robëroi Serbinë”.

Ai përfundoi se forca fituese e rezistencës qëndron në bashkimin e të gjitha forcave politike dhe civile në luftën aktuale dhe shtoi se: “vullneti i qytetarëve të Serbisë për liri dhe një jetë normale është më i fortë se dëshira e regjimit për t’i mbajtur ata në nënshtrim, ndërsa ajo plaçkit, shkatërron dhe shet Serbinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane mund të kthehet në drejtimin e Real Madridit,…