Politikanja gjermane: Thaçi po tenton ta shfrytëzojë situatën për ta rrëzuar Kurtin
24 mars 2020
| 14:07
Politikanja gjermane, Jamila Shaffer, u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve në Kosovë që të lënë mënjanë inatet politike në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit.
Shafferi ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po tenton ta shfrytëzojë rastin për ta rrëzuar kryeministrin Albin Kurti.
Ajo i ka bërë thirrje edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reflektoj lidhur me situatën.
#Kosovo's President Thaçi's tries to use #COVIDー19 to oust the government under Prime Minister @albinkurti. This motion endangers the democratic progresses which Kosovo has achieved. All actors, including LDK, are urged to end those dangerous political games in times of crisis.
— Jamila Schäfer (@jamila_anna) March 24, 2020