![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/1-4.jpg)
Politologia Tahiraj: Kush e ka besuar se Kurti ulët para Vuçiqit me ngjyrat e flamurit të Serbisë
21 nëntor 2022
| 19:26
Erblina Tahiraj, politologe, master e diplomacisë dhe ish-asambliste e ish-këshilltare për Rini në Qeverinë e Haradinajt, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e sotme të kryeministrit Albin Kurti në tavolinën e bisedimeve në Bruksel përball presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Tahiraj ka shkruar në “Facebook” se kush do ta besonte se kryeministri Kurti ulët si nxënës para Vuçiqit dhe atë me ngjyrat e flamurit të Serbisë mbi tavolinë.
“Ku mbetën ngjyrat kuq e zi? Në takime të nivelit të tillë asgjë nuk ndodh rastësisht. Kush e ka besuar që prej një Kryeministri që nuk dialogon me Serbinë, pa i plotësuar Serbia një varg ”kushtesh”, tani do ulet si nxënës para Vuçiqit, dhe atë me ngjyrat e flamurit të Serbisë mbi tavolinë?”, ka shkruar Tahiraj.