Politologu Albinot Maloku: Gërvalla-Shwarz, burim i vazhdueshëm skandalesh

12 nëntor 2024 | 13:10

Politologu Albinot Maloku ka komentuar zhvillimet në vend, veçanërisht punën e ministres së jashtme, Donika Gërvalla-Shwarz.

Maloku përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se energjia më negative dhe skajshmërisht skandaloze e republikës, është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Shwarz, e cila me e pa vetëdije ka punuar kundër Kosovës, por edhe kësaj qeverie.

“Duke qenë burim i vazhdueshëm skandalesh, çdo mundësi për përformancë diplomatike është shuar, dhe diplomacia kosovare ka shkuar në rënie të plotë. Secili angazhim e veprim vetëm ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Prej që është shefe e diplomacisë së Kosovës, me veprimet e saj ka osciluar prej gabimeve e gafeve më qesharake, përmes dëmtimit të raporteve të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar e performancës skajshmërisht të dobët, e deri te skandalet. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar, njohjet në adresë të Kosovës, e anëtarësimi i saj në mekanizma ndërkombëtar janë veç fraza për Republikën, për katër vite rresht nën drejtimin e diplomacisë nga e përmendura. Puna e saj edhe brenda Zyrës së MPJD është e mbushur me kontradikta dhe mungesë vizioni, gjithsesi edhe kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në dështimin e objektivave kryesore të politikës së jashtme të Kosovës. Çfarë mund të presim më shumë nga një ministre që ka dështuar në çdo aspekt të detyrës së saj dhe që ka qenë një barrë për çdo mundësi të Republikës në skenën ndërkombëtare?”, ka shkruar Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një futbollist nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti…