Politologu Albinot Maloku: Qeveria e shkeli edhe parimin e reciprocitetit

15 tetor 2024 | 11:05

Politologu Albinot Maloku ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjë dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ai thotë se Qeveria e shkeli parimin e reciprocitetit, duke u treguar kreativ në një situatë krejtësisht të paleverdishme në aspektin ndërkombëtar për Republikën e Kosovës.

“Këtu i kemi dy shpjegime! Shpjegimi i pare është që garnitura aktuale drejtuese, qeverisëse e Republikës së Kosovës ka prodhuar më shumë seç duhet situata refuzuese dhe kemi marrë vetëm ne presione për gjithçka. Kjo ka rrjedhur si pasojë e këtij yryshit të garniturës drejtuese politike, që në krye të herës kur erdhën në shprehje të qeverisin me vendin kanë ngel në minimum mundësitë që të shfrytëzohen alternativat që të përdoren ato si presione saktësisht ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës. Ndërsa tani e kemi situatën kur kemi zmbrapsje nga parimi thelbësor i kësaj Qeverie që ka qenë reciprociteti. Mirëpo, tanimë kjo nuk është befasuese me këtë garniturë që e bëma dhe e thëna kanë dallim shumë të madh”, u shpreh Maloku në emisionin “Ditari” në TËVË1.

Politologu Maloku kur flet për sukseset e mossukseset e procesit të Berlinit thotë se ky dhjetëvjeçar i procesit të Berlinit, e sidomos këto vitet e fundit janë pasqyrim i gjendjes së Bashkimit Evropian.

Tutje ai shton se Berlini e posaçërisht BE-ja nuk e ka një vizion të qartë se si t’i qaset vendeve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo thotë se: “kjo ka mundur të jetë më ndryshe sikur faktori ndërkombëtar perëndimor nuk do të kalkulonte më shumë në anësinë gjeopolitike të Serbisë sesa në demokratizimin e mirëfilltë të shoqërive dhe politikave, sidomos të serbëve në Ballkan”.

Tutje ai shpjegon se kjo qasje ka lejuar këtë hapësirë që shumë gjëra të shkojnë edhe pavrejtshëm nga ana e faktorit perëndimor edhe të jenë irrituese për ata të cilët dëshirojnë njëanshëm të angazhohen në jetësimin e asaj çfarë është vendosur në letër, siç është rasti me Kosovën, që sipas tij, me vendosjen e heqjes së vizave për Bosnjë dhe Hercegovinën, si veprim kreativ, kishte për të pasur peshën e vetë në një rrethanë tjetër politike.

“E jo tani kur edhe vet takimi në Procesin e Berlinit ka mundur të ndodhë pa Kosovën nëse ajo nuk do të hiqte dorë nga disa vendime të veta të cilat nuk prodhuan asgjë veç këtij takimi. Dhe këtë lëshim dore nga ikja e parimit të reciprocitet që ka qenë tentim i qeverisjes aktuale për ta fuqizuar maksimalisht, që për mua ka qenë shumë i shëndetshëm, por fatkeqësisht qeveria nuk po e mban asnjërën nga këto parime që në politikat rajonale e kanë pasur efektin e vet. Sot kemi situatën ku pa respektuar parimin e reciprocitetit, duke u treguar kreativ në një situatë krejtësisht të paleverdishme në aspektin ndërkombëtar për Republikën e Kosovës, qeveria merr vendime të tilla”, ka theksuar politologu Albinot Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e 9 shkurtit po afrohen, e mospajtime të shumta…