Politologu Vilson Junçaj: Malësisë i është rikthyer lavdia e saj e vjetër, malësia frymon shqip

02 mars 2023 | 19:30

Politologu dhe eksperti më i ri i evropian në politikën Amerikane, Vilson Junçaj ka analizuar situatën politike në Tuz, me shkas zgjedhjet e 5 marsit.

“E ardhmja u takon atyre që punojnë për zhvillimin e vendit të vet, atyre që krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë dhe atyre që punojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Junçaj ka vlerësuar lartë punën e pushtetit aktual me në krye Nik Gjeloshaj, për të arriturat në mandatin katërvjeçar, ku ka potencuar se zhvillimi është i dukshëm dhe se rizgjedhja e tij në krye të Tuzit është shumë e logjikshme dhe se askush nuk mund të votojë kundër prosperitetit të vendlindjes dhe shtëpisë së vet.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…