POLLATA LEGJENDARE

14 shtator 2018 | 22:02

E dashur dhe shumë e nderuar familja Munolli e Pollatës!
Të dashura dhe të nderuara familje të heronjëve të deshmoreve Besim Latifi dhe Skender Munolli!
Të dashur dhe shumë të nderuar familjarë të heronjeve dhe deshmoreve të Atdheut!
Të nderuar të pranishëm, veprimtarë, patriot ish – të burgosur politik, luftetarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantë!

Është knaqësi dhe nderë i madhë të flasësh në Pollatë përpara këtij vendi që është deshmi e gjallë e luftës dhe heroizmit të pashembullt të vitit 1990!
Është thënë dhe shkruar gjithmonë nëpër histori se çdo pëllëmbë e Atdheut tonë, është histori e madhe dhe e lavdishme!
Por ky vend këtu është histori që na ka mësuar dhe na ka bindur se lufta për lirinë e popullit shqiptar është e mundeshme dhe çlirimi i Atdheut bëhet vetëm me luftë të armatosur!

Krahina e Llapit nga ky vend e ka marrë nismen e parë, se lufta kunder Serbisë bëhet me sukses të madh por gjaku është e pashmangshme që të mos derdhet!
Të gjith e dimë se viti 1990 është vit i madh, sepse Pollata e ka shkundur përgjithmonë nga gjumi popullin dhe politikanët pacifistë, sepse pa luftë të armatosur nuk bëhet e mundëshme liria dhe pavarësia e popullit tonë!

Kësaj ngjarje dhe kësaj lufte të madhe këtu të Munollëve të lavdishëm, i ka paraprirë Çeta heroike e Llapit , i ka paraprirë gjaku i derdhur për liri i Ali Ajetit , i Bedri Sokoli , i Afrim Zhitisë dhe i Fahri Fazliut!

Ajo ka qenë pararëndsja e betejes këtu që është zhvilluar me pushkë e me bomba, me barut që është larë me gjak.
Gjaku i Besimit dhe gjaku i Skenderit, ka qenë vula përfundimtare, dhe është nisur fillimi i krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Hasan Ramandani është vazhduesi besnikë i heroizmit masiv të Munollve.
Është e pashmangshme që të mos përmendet profesori i matematikes Isuf Latifi, i cili me laps dhe me ditarë përpara nxënseve i ka braktisur ato dhe ka kapur pushken e luftës për liri, dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtu në këtë vendë ka pasur kuptim më shumë se kudo, sepse e ka lidhur Demë Ahmetin dikur, e ka lidhur folenë e të burgosurve politikë ku ka qendruar edhe Metush Krasniqi këtu, e ka vazhduar me luftën heroike të Munollëve, kjo ngjarje e 28 viteve që koinsidon me ditën sot dhe ditën atëherë, neve na obligon shumë!
Munollëve dhe Pollatës, populli shqiptar jo vetëm që duhet t’iu përulet pëgjithmonë, por edhe ju ka borgj!

Lavdi e përjetshme!
Nderë dhe Lavdi përgjithmonë!

Ismet Sylejmani
Pollatë, 13 shtator 2018!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me…