Polonia do t’i dërgojë Ukrainës katër avionë luftarakë ‘MiG-29’
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se në ditët e ardhshme kanë planifikuar të dërgojnë në Ukrainë katër avionë luftarakë “MiG-29” të prodhimit sovjetik.
Presidenti polak ka theksuar se kanë planifikuar të furnizojnë Ukrainën me disa avionë luftarakë “MiG-29”, duke shtuar se Polonia do të jenë vendi i parë i NATO-s i cili përmbush kërkesat urgjente të Ukrainës gjithnjë në rritje për avionë luftarakë.
Duda ka shpjeguar se katër prej avionëve luftarakë të prodhimit sovjetik do t’i dorëzohen Ukrainës në ditët e ardhshme, ndërsa pjesa tjetër, pasi të kontrollohen, shkruan “Anadolu”.
Edhe kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, me 14 mars është shprehur se Ukrainës do t’i dorëzojnë “brenda 4 ose 6 javëve” avionët luftarakë “MiG-29” të prodhimit sovjetik.
Liderët ukrainas u ka bërë thirrje edhe anëtarëve të tjerë të NATO-s që t’i dërgojnë avionë Ukrainas.
Forcat ajrore të Ukrainës janë të njohur me avionët “MiG-29”. Polonia, e cila përdor avionët në fjalë që nga viti 1989, posedon akoma 28 avionë “MiG-29”.
Flotën e saj të avionëve “MiG-29”, Polonia e ka ndryshuar me avionë “F-16” të prodhimit amerikan dhe “FA-50” të prodhimit të Koresë së Jugut, ndërkohë që ajo po blen edhe avionë luftarakë “F-35” të prodhimit amerikan.
Ukraina në vitin e dytë të luftës me Rusinë kërkon avionë luftarakë nga vendet perëndimore me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore.