Polonia gabon ndaj Moldavisë, Shqipëria një hap larg Euro 2024
Jo vetëm fushata e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2024 ka qenë e jashtëzakonshme, por ajo po ndihmohet gjithnjë e më shumë dhe nga hapat fals të kundërshtarëve.
Kështu, Polonia ka hedhur hapin fals të radhës kundrejt Moldavinë në shtëpinë e vet, në Varshavë dhe i ka bërë një nder Shqipërisë kryesuese të grupit, duke i lënë mundë të pafundme kualifikimi.
Me një barazim 1 me 1 në Varshavë, Moldavia mbetet po ashtu në lojë për kualifikim.
E sigurt gjithsesi, është se edhe nëse Polonia arrin të mposhtë Çekinë dhe Shqipëria nuk merr asnjë pikë në dy ndeshjet e mbetura (Moldavia dhe Ishujt Faroe), ajo nuk mund t’i kalojë shqiponjat kuqezi në radhitje, për shkak të fitores shqiptare në ndeshje direkte.
Nga ana tjetër, vetëm Çekia dhe Moldavia mund të rrezikojnë Shqipërinë.
Por, me vetëm një pikë të marrë kundër Moldavisë, përfaqësuesja shqiptare do të arrinte matematikisht kualifikimin e dytë historik për në Euro 2024.
Në skenarë të tjerë, Rruga e Shqipërisë do të lehtësohej shumë nëse Çekia do të humbiste në ndeshjen e radhës ndaj Polonisë. Në këtë mënyrë, ekipi Çek do të detyrohej të fitonte kundër Moldavisë ndeshjen e fundit, gjë që do t’i linte moldavët jashtë evropiani dhe do të kualifikonte Çekinë dhe Shqipërinë (dhe nëse përfaqësuesja shqiptare nuk merr asnjë pikë dy ndeshjet e mbetura).
I vetmi skenar tashmë që lë Shqipërinë jashtë evropiani, është nëse përfaqësuesja kuqezi mundet të dy ndeshjet e mbetura, Çekia fiton kundrejt Polonisë, teksa Moldavia arrin të fitojë kundrejt Shqipërisë dhe Çekisë dy ndeshjet e mbetura.
Por gjithçka është në dorë të djemve të Sylvinhos, për të shkruar historinë me gërma të arta edhe një herë.