Polonia heq kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë

03 mars 2024 | 17:21

Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare me Sllovakinë fqinje të dielën.

Varshava i pati kthyer kontrollet e tilla qysh prej tetorit të vitit të kaluar, me qëllim të kontrollimit të migrimit të paligjshëm.

Pezullimi i kontrolleve ka hyrë në fuqi në mesnatë, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP.

Ministria e Brendshme në Varshavë e ka arsyetuar këtë hap me “stabilizim të migrimit përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike”.

Megjithatë, situata do të vazhdojë të monitorohet, çka nënkupton se kontrollet mund të rikthehen mes këtyre dy vendeve të BE-së, nëse është e nevojshme.

Polonia dhe Sllovakia janë anëtare të Zonës Schengen – që mundëson lëvizje të lirë – prandaj nuk ekzistojnë kontrolle të rregullta kufitare.

Mirëpo, prej fundit të vitit të kaluar, vendet e bllokut evropian i kanë rikthyer me raste këto kontrollet. /Rel

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po…