Polonia i kërkon NATO-s të vendosë armë bërthamore në territorin e saj

30 qershor 2023 | 17:34

Polonia në kuadër të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, ka kërkuar nga NATO që të vendosë armë bërthamore amerikane në territorin e saj.

Kryeministri Mateusz Morawiecki ka theksuar se një kërkesë të tillë e kanë bërë pasi kanë vënë re se Rusia po vendos armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

“Ne po i bëjmë gjithnjë e më shumë thirrje të gjithë NATO-s që të marrë pjesë në programin e ndarjes bërthamore,” ka thënë ai.

Sipas tij, armët bërthamore duhet të vendosen në Poloni sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, diplomoi gjenerata 2023 e kadetëve të Qendrës për Studime…