Polonia ndalon importet e drithërave dhe ushqimeve nga Ukraina

16 prill 2023 | 16:18

Polonia ka ndaluar importet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina për të mbrojtur sektorin e saj bujqësor, ka thënë një zyrtar qeveritar.

Sasi të mëdha drithërash nga Ukraina, të cilat janë më të lira se ato të prodhuara në Bashkimin Evropian, kanë përfunduar duke qëndruar në shtetet e Evropës Qendrore mes pengesave logjistike, duke goditur çmimet dhe shitjet për fermerët vendas, shkruan Skynews.

“Ne jemi dhe mbetemi miq dhe aleatë të pandryshuar të Ukrainës. Ne do ta mbështesim atë, por është detyrë e çdo shteti, çdo autoriteti, autoriteti i mirë në çdo rast, të mbrojë interesat e qytetarëve të tij”, tha Jaroslaw Kaczynski.

Kaczynski tha se Polonia ishte gati të fillonte bisedimet me Ukrainën për të zgjidhur çështjen e grurit dhe pala ukrainase ishte njoftuar tashmë për vendimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Tetovë i ka shqiptuar masën e paraburgimit…