Polonia ndihmon Kosovën me 100 mijë maska dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues
29 maj 2020
| 11:36
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Polonia e ka ndihmuar Kosovën në luftën ndaj koronavirusit me 100 mijë maska dhe 10.350 litra dezinfektues.
Sipas MSH-së, ky kontingjent i ndihmës është dorëzuar sot dhe është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Shëndetësisë.
(V.Z / Epoka e re)