Polonia prezanton pasardhësin e Fernando Santos
Pas shkarkimit të Fernando Santos nga stoli i kombëtares polake, ka ardhur trajneri i ri që do të drejtojë Robert Lewandowskin me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “Euro 2024”.
Mikal Probierz do të ulet në stolin e skuadrës polake, me lajmin që është njoftuar vetë nga ana e federatës. Ai ishte trajneri i kombëtares U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren A.
“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”, shkruan presidenti i federatës, Çezari Kulesha.
✅ OFICJALNIE
Michał Probierz nowym selekcjonerem reprezentacji Polski! 🇵🇱
Konferencja LIVE o 12:00 na naszym kanale YouTube. https://t.co/Wy7TMHJv0I pic.twitter.com/MKSBv6EgaC— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) September 20, 2023