Polonia regjistron rekord raste të reja me Covid
23 tetor 2020
| 11:11
Polonia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti ka raportuar 13 632 raste të reja me koronavirus të premten.
Ndërsa qeveria është përgatitur të njoftojë kufizime të mëtejshme për të ndaluar përhapjen e pandemisë, raporton “Reuters”.
Gjithashtu, kjo ministri ka theksuar se numri i vdekjeve të regjistruara kishte rënë në 153 nga një rekord i lartë, prej 168 një ditë më parë.