Polonia rrit gatishmërinë në të gjithë vendin
15 nëntor 2022
| 22:29
Polonia po rrit gatishmërinë e saj ushtarake në të gjithë vendin pas shpërthimit të mbrëmjes që vrau dy persona.
Kështu thotë qeveria në një konferencë për shtyp.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha se raketat ruse kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP.
Polonia është shtet anëtar i NATO-s.
Presidenti polak Andrzej Duda dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë qenë gjithashtu në kontakt me njëri-tjetrin gjatë mbrëmjes së së martës, shkruan Stoltenberg në “Twitter”.
“Ne po e ndjekim nga afër situatën. Rëndësi ka që të dalin të gjitha faktet”, ka shkruar ai. / R. Rexhaj