Polti: Na duhet zgjidhje e qëndrueshme në Ballkan

16 qershor 2020 | 17:36

Ish-diplomati amerikan, Michael Polt, i cili ka shërbyer si ambasador i ShBA-së në Serbi dhe Mal të Zi, ka folur rreth përfshirjes së Uashingtonit në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Polt, një lidership serioz amerikan në Ballkan dhe kudo tjetër në Evropë nuk ka të bëjë me “tweet”-s dhe shou fotografish nga Uashingtoni.

Ai ka thënë se ShBA-së i duhet që të arrijë marrëveshje të qëndrueshme që arrihen nga diplomacia në bashkëpunim me aleatët tonë Evropian në tërësi, drejt lirisë dhe paqes.

Ky reagim i Plot vjen pas ftesës zyrtare të Richard Grenell për mbajtjen e një takimi Kosovë-Serbi në Uashington më 27 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni për celularë FaceApp po korr sërish sukses në rrjetet…