Pompeo dhe kongresistët amerikanë falënderojnë Turqinë për ndihmën
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shprehu mirënjohje ndaj Turqisë për ndihmën e saj në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) për SHBA-në, një nga vendet më të goditura nga sëmundja.
Ndërkohë, disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu falënderuan Turqinë në llogaritë e tyre në “Twitter”.
Kongresisti republikan Alex Mooney tha se ndihma mjekësore e Turqisë dërguar SHBA-së për të luftuar koronavirusin është një gjest i vullnetit të mirë dhe solidaritetit.
“Falënderoj aleatin tonë të NATO-s, Turqinë, për aleancën e treguar në këto kohë kritike”, tha Mooney.
Gjithashtu, Steve Chabot, anëtari i Grupit të Miqësisë me Turqinë në Dhomën Përfaqësuesve, bëri një deklaratë të ngjashme:
“Falënderoj Turqinë për dy donacionet këtë javë, të cilat i bëri për të ndihmuar profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor në mbrojen e vetes së tyre në luftën kundër COVID-19. Faleminderit për bujarinë tuaj, Turqi”, tha Chabot.
Kongresisti demokrat Alcee Hastings falënderoi Turqinë dhe popullin turk për mbështetjen e tyre.
Ligjvënësi i Karolinës së Jugut, Joe Wilson, tha në një deklaratë të shkruar se “si zëvendëspresident i Grupit të Miqësisë me Turqinë, i cili përqendrohet në marrëdhëniet SHBA-Turqi”, është mirënjohës “për bujarinë e aleatit tonë në NATO”./AA/