Pompeo kërkon që e gjithë bota të çohet përballë Kinës
Sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo i kërkoi “të gjithë botës” që të t’i del ballë Kinës, por mohoi të se ka detyruar Britaninë në vendimin e saj për të bllokuar gjigantin e telekomunikacionit privat të superfuqisë komuniste Huawei.
Pompeo u takua me kryeministrin Boris Johnson në mesin e një krize të re në marrëdhëniet midis Londrës dhe Pekinit për shumë çështje: nga trajtimi i Kinës ndaj Hong Kongut deri në persekutimin e më shumë se një milion ujgurëve etnikë dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane.
Diplomati i lartë amerikan përdori një konferencë shtypi për të transmetuar një mori ankesash që administrata e Presidentit Donald Trump kishte krijuar kundër Pekinit.
“Ne mendojmë se e gjithë bota duhet të punojë së bashku për të siguruar që çdo vend, përfshirë Kinën, të sillet në sistemin ndërkombëtar në mënyra të përshtatshme dhe të qëndrueshme me rendin ndërkombëtar”.