
Pompeo: Më 29 shkurt nënshkruhet marrëveshja e paqes me talibanët
21 shkurt 2020
| 14:16
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë me dije se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe talibanëve në Afganistan do të nënshkruhet më 29 shkurt.
“Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë angazhuar në bisedime për të lehtësuar një zgjidhje politike, për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan si dhe për të zvogëluar praninë e SHBA-së në rajon”, është në deklaratën e Pompeos.
Marrëveshja vjen pas më shumë se një viti bisedimesh midis përfaqësuesve të talibanëve dhe atyre të Shteteve Bashkuara. Qeveria afgane, nuk ishte pjesë e negociatave.