Pompeo: NATO-ja ka sjell stabilitet në Ballkan

04 prill 2019 | 13:50

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka organizuar në Uashington pritje me rastin e 70-vjetorit të themelimit të NATO-s, në të cilën ka vlerësuar se Aleanca në Ballkan është përballur me konfliktin etnik, por që në këtë rajon ka sjell stabilitet.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se Pompeo në pritjen e së mërkurës në mbrëmje u ka dëshiruar mirëseardhje ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s dhe ka falënderuar për pjesëmarrje në tubim senatorët dhe kongresistët amerikanë, kurse sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg e ka përshëndetur “duke i dhënëmirënjohje për gjithë atë që ka bërë për forcimin e aleancës së fuqishëm dhe të shkëlqyeshëm të NATO-s”.

“NATO-ja është përballur me konflikt etnik në Ballkan”, ka porositur Pompeo.

Ai ka thënë se “përsëri, Evropa dhe Amerika Veriore kanë shërbyer së bashkë nën të njëjtin flamur me të njëjtin qëllim për liri dhe demokraci, pengimin e Bashkimit Sovjetik, sjelljen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, luftën kundër terrorizmit në Irak dhe Afganistan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…