Pompeo: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi forcon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
21 gusht 2019
| 08:30
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.
Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe pranimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar pas takimit sekretari Pompeo në llogarinë e vet në “Twitter”.