Pompeo: Regjimi i Asadit ka përdorur gaz klorin
27 shtator 2019
| 11:48
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se është konfirmuar se regjimi i Bashar al-Asadit ka përdorur gaz klorin në sulmin e kryer në maj në Idlib të Sirisë.
“Regjimi i Asadit është përgjegjës për mizori të panumërta nga të cilat disa prej tyre janë krime lufte dhe disa krime kundër njerëzimit. Sot deklaroj se SHBA-ja ka arritur në përfundimin se regjimi i Asadit më 19 maj (në sulmin në Idlib) ka përdorur si armë kimike gazin klorin”, ka deklaruar Pompeo në një fjalim gjatë një konference për media në New York.
Ai ka thënë se sulmi kimik që Asadi ka kryer në maj është i ndryshëm nga ato të mëparshmit sepse këtë herë ai ka përdorur klorin.
Pompeo ka shtuar se Trumpi ka vullnet që të mbajë botën larg përdorimit të armëve kimike.