Pompeo rikthehet në Korenë e Veriut, në kërkim të progresit mbi denuklearizimin
Shefi amerikan i dplomacisë, njoftoi sot emërimin e një të dërguari special për Korenë e Veriut, Stephen Biegun me të cilin do të kthehet në këtë vend të mbyllur në kërkim të progresit mbi denuklearizimin.
“Seve do të drejtojë politikën e SHBA-së në lidhje me Korenë e Veriut dhe përpjekjet tona për të arritur objektivin e presidentit Trump, denuklearizimin përfundimtar dhe krejtësisht të verifikueshëm të Koresë së Veriut, sikurse ishte angazhuar edhe presidenti Kim Jong Une”, deklaroi ai para medias, i shoqëruar nga i dërguar i ri.
“Ai dhe unë do të shkojmë në Korenë e Veriut javën e ardhshme për të arritur më shumë progres diplomatik drejt objektivit tonë”, shtoi sekretari i Shtetit, përcjell Atsh.
Bëhet fjalë për udhëtimin e katërt të Mike Pompeo në Korenë e Veriut, i dyti që prej samitit historik të 12 qershorit në Singapor mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kreut koreanoverior Kim Jong Un.