Pompeo: SHBA dëshiron që Greqia ta udhëheqë Ballkanin
08 tetor 2019
| 11:44
Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka deklaruar se SHBA-ja dëshiron që Greqia të udhëheqë Ballkanin.
Ai ka deklaruar për televizionin grek “Sky” se në një kontekst më të gjerë, SHBA kujdeset që Ballkani të stabilizohet, pasi ky është një rajon me “plot sfida” dhe se ata duan ta shohin Greqinë duke e udhëhequr atë.
“Ne duam një fillim të ri me kryeministrin e ri Kirijakos Micotakis dhe ekipin e tij që të udhëheqë rajonin përpara dhe krijimin e stabilitetit në të gjithë rajonin,” ka deklaruar Pompeo.